Katër anije të tjera me grurë nisen nga portet e Ukrainës
Katër anije të tjera që transportonin grurë dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt detar.
Anijet u nisën të dielën nga portet e Odesës dhe Chornomorsk dhe do të udhëtojnë përmes ngushticës së Bosforit.
Miliona tonë grurë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera, shkruan BBC.
Por javën e kaluar, u largua nga portet e Ukrainës anija e parë që nga fundi i muajit shkurt, kur nisi agresioni rus.
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski përshëndeti rifillimin e eksporteve, por tha se shqetësimet e sigurisë mbeten prezente.
Anijet e fundit që do të lundrojnë janë të destinuara për në Turqi, ku do të inspektohen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Rusinë dhe Kombet e Bashkuara.
Ukraina dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për eksportet e grurit, nën ndërmjetësim të Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara më 22 korrik. Sipas marrëveshjes, Rusia është pajtuar që të mos shënjestrojë anijet në transit.
LEXONI GJITHASHTU
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 17:17 Tërmetet shkatërrimtare në Venezuelë, 5.546 viktima. Dëmet arrijnë në 19,6 miliardë dollarë
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati