Rekord i ri rastesh ditore në SHBA, 10 mijë vetëm në Floridan me 21 milionë banorë
SHBA ka raportuar më shumë se 55 mijë të infektuar brenda 24 orëve këtë të enjte, një rekord i ri botëror.
Rritja e rasteve ka bërë që të ngrihen akuza për mënyrën se si është menaxhuar situata, sidomos për sa i përket vendimeve të presidentit Trump për të mos lejuar guvernatorët të vazhdonin me planet e rihapjes.
Me 55.724 të prekur për 24 orë SHBA-të ia kaluan rekordit të vendosur nga Brazili më 19 qershor, me 54.771.
Rastet e reja janë në rritje në 37 nga 50 shtete të SHBA-ve, përfshi Floridan, që të enjten raportoi më shumë se 10 mijë raste të reja. Kjo shifër është më e lartë se e çdo shteti europian kur ishin në kulmin e tyre.
Kalifornia, një tjetër epiqendër, pa një rritje të testeve pozitive me 37%, ndërsa shtrimet u rritën me 56% në dy javët e fundit.
Guvernatori i Teksasit, i cili kishte refuzuar ta detyronte mbajtjen e maskave me ligj, dha urdhër që maskat të mbaheshin në të gjitha kontetë.
SHBA-të kanë regjistruar 129 mijë vdekje, rreth një e treta e rasteve në të gjithë botën.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West