Formula 1, Mercedes vazhdon të dominojë, Bottas e Hamilton nisen të parët, zhgënjen Ferrari

4 Korrik 2020 | 19:04

Edhe pse kampionati u shty për 4 muaj, sërish dominimi i Mercedesit në Formulën 1 nuk është zbehur, përkundrazi është bërë akoma më i fortë.

Të ashtuquajturat “Shigjetat e argjendta” vendosën diktatin e tyre në provat zyrtare të Austrisë, duke siguruar vijën e parë të nisjes.

Valtteri Bottas do të niset i pari nga “Pole Position” dhe menjëherë pas tij do të niset kampioni në fuqi i botës Lewis Hamilton.

Në vendin tretë u rendit holandezi i Red Bullit, Max Verstapen ndërsa mund të konsiderohen kualifikuese zhgënjyese për Ferrarin.

Kokëkuqja nga Maranelo nuk mundi të bënte shumë. Carles Lecrlerc u rendit i shtati me gati 1 sekondë distancë nga Bottas, ndërsa Sebastian Vettel nuk mundi të kualifikohet ne sesionin e tretë të prova zyrtare, duke e mbyllur në vendin e 11-të.

Me gjasa edhe ky vit do të jetë nën shenjën e Mercedesit, dhe mbetet për t’u parë se cili nga pilotët e kësaj skuadre do të tregohet më i zoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026