16 muaj nga zhdukja e biznesmenit në Kosovë, ende mister fati i tij
8 Gusht 2022 |
11:42
Këtë të hënë bëhen 16 muaj nga dita kur është zhdukur biznesmeni Bedri Rexhepi dhe familja ende nuk e ka një përgjigje për fatin e tij.
I vetmi informacion që kanë familjarët deri më tani, është se Rexhepi është parë më datën 8 prill 2021 në Novobërdë dhe nga aty nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
Rreth dy muaj më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi për caktimin e masës së paraburgimit për shtetasen Arjeta Rukovci.
Masa ndaj saj, është vendosur për shkak të dyshimit se është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi”, që lidhet pikërisht me rastin e Bedri Rexhepit.
Familjarët, jo pak herë janë shprehur të dëshpëruar në institucione pasi kërkojnë përgjigje për fatin e familjarit të tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin