‘Në SHBA nuk ka vend për urrejtje’, Biden dënon vrasjen e katër myslimanëve

8 Gusht 2022 | 12:50

Presidenti Joe Biden reagoi dhe dënoi vrasjet e katër myslimanëve në shtetin e Nju Meksikos, vrasje të cilat sipas policisë mund të jenë një krim urrejtjeje dhe mund të kenë lidhje mes tyre.

Reagimi erdhi pas ngjarjes së 1 gushtit ku në qytetin Albuquerque, u vra një djalë i ri, pjesë e komunitetit musliman.

“Jam i zemëruar dhe i pikëlluar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërsa presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime mbështet fuqishëm komunitetin mysliman. Këto sulme urrejtjeje nuk kanë vend në Amerikë”, u shpreh i Kreu i Shtëpisë së Bardhë, në një postim në rrjetin social Twitter.

Sipas Albuquerque Journal, 27-vjeçari Muhammed Afzaal Hussain u qëllua dhe u vra më 1 gusht, ndërsa 41-vjeçari Aftab Hussein u vra më 26 korrik. Të dy ishin nga Pakistani dhe anëtarë të së njëjtës xhami.

Autoritetet bënë me dije se po punojnë për të përcaktuar nëse vrasjet e katër shtetasve muslimanë të ndodhura në nëntë muajt e fundit, kanë lidhje mes tyre.

Ndërsa autoritetet përsëritën kërkesën që të gjithë ata që kanë informacion për vrasjet të kontaktojnë policinë, u raportua se masat e sigurisë u shtuan në zona të caktuara të  qytetit ku banon komuniteti mysliman.

Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), Organizata më e madhe e të Drejtave Civile myslimane në vend, rriti shpërblimin në 10,000 nga 5,000 dollarë për informacionin që çon tek i dyshuari ose të dyshuarit që lidhet me vrasjet.

Policia konfirmoi se personi ose personat që vranë shtetasit muslimanët në nëntë muajt e fundit ,mund të jenë i njëjti individ ose individë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida

Sot ka 450.6 milionë njerëz, por studiuesit thonë se kjo shifër do të arrijë kulmin në 453.3 milionë në vitin 2029, përpara një rënieje të...
16:45 | 14/07/2026

META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna

Një grup prej 26 ish-punonjësish të Meta Platforms ka ngritur një padi në një gjykatë federale në Oakland, Kaliforni, duke akuzuar kompaninë se ka përdorur...
16:36 | 14/07/2026

Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, IRGC e Iranit njoftoi gjatë fundjavës se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit, pasi qëlloi një të shtënë paralajmëruese ndaj një anijeje...
16:31 | 14/07/2026