Rekord negativ në Kosovë, Hoti thërret ekspertët për të ashpërsuar masat ndaj COVID-19

5 Korrik 2020 | 08:09

Kosova regjistroi dje numrin më të lartë të viktimave në një dite nga koronavirus. 8 persona humben jetënshtunën ndërsa rastet e reja shënuan rekordin prej 178 personash pozitivë.

Situata serioze që ka shkaktuar përhapja e Covid-19 ka detyruar kryeministrin Avdullah Hoti të thërrasënjë takim krerët e institucioneve shëndetësore për të diskutuar mbi masat që duhen ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Me rekordin e ditës së djeshme numri i viktimave në Kosove ka shkuar në 66, ndërsa raste aktive janë 1416. Prishtina mbetet komuna me numrin më të lartë të viktimave dhe të personave të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit kanë bërë apel qytetarëve të mbajnë maskat duke e konsideruar të detyrueshme këtë masë. Ndërsa bizneseve u kërkohet që t’u përmbahen protokolleve.

Edhe Maqedonia e Veriut shënoi dje një numër të lartë viktimash dhe rastesh të reja. 6 persona humben jetën ndërsa u regjistruan 147 raste pozitive. Shifrat rëndojnë me tej bilancin ne shtetin fqinj, duke e çuar ne 334 numrin e te vdekurve dhe mbi 3 mije e 600 te rasteve aktive me covid-19.

Ndërkaq në Shqipëri, dje u vu re një rënie e lehtë e rasteve pozitive, pasi u shënuan 67 të tilla, ndërsa nga pandemia deri tani kanë humbur jetën 74 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026