Kapja e 1 ton marijuanë, arrestimi i shqiptarëve e ukrainasve | 5 zhvillime kryesore

8 Gusht 2022 | 14:58
  • Kapet 1 ton marijuanë e ndarë në 153 pako, 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas të arrestuar

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me megaoperacionin anti-drogë të koduar “Syri”.

Në bashkëpunim me Guardia di Finanzia-n, janë sekuestruar 992 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, e cila ishte ndarë në 153 pako.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 3 shtetas shqiptarë kanë transportuar lëndën narkotike, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellesi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Lexoni për më shumë: Kapet 1 ton marijuanë e ndarë në 153 pako, 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas të arrestuar

Droga e sekuestruar
  • Ekskluzive | Pamje nga dëmet e zjarreve në Elbasan

Një zjarr i fuqishëm përfshiu kodrën e gjelbër në Elbasan ditën e djeshme, ku u dogj një sipërfaqe prej 20 hektarësh dhe mbi 1 mijë rrënjë ullinj.

Euronews Albania ka qenë në këtë zonë zonë ku ka parë nga afër dëmet e shkaktuar nga ky zjarr, ku e gjithë sipërfaqja ishte shkrumbuar.

Shefi i zjarrfikësve të Elbasanit u shpreh se vatra e zjarrit u aktivizua fillimisht në rrugën nacionale Elbasan-Tiranë, rreth orës 12 të drekës dhe mori përmasa të menjëhershme për shkak të bimësisë së thatë, temperaturave të larta dhe erës.

Lexoni për më shumë: Ekskluzive | Pamje nga dëmet e zjarreve në Elbasan

Dëmet e zjarreve në Elbasan
  • Paralajmërimi i Albin Kurtit: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se rreziku i një konflikti me Serbinë është i lartë.

Në një intervistë për median italiane “La Repubblica“, Kurti u shpreh se pas Serbisë qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.

Kurti thekson se mundësitë për një luftë të tretë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë janë shumë të larta.

Lexoni për më shumë: Paralajmërimi i Albin Kurtit: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
  • Qeveria të përgjysmojë menjëherë taksën mbi naftën, thotë Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të përgjysmojë menjëherë taksën mbi naftën, për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se me vlerën 1.1 euro, Shqipëria ka taksën mbi naftën e cila është më e larta në Evropë.

Sipas tij, në vend kanë hyrë rreth 250 mijë ton naftë kontrabandë.

Lexoni për më shumë: Qeveria të përgjysmojë menjëherë taksën mbi naftën, thotë Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
  • ‘Ngjarja është filmuar’, media amerikane jep detaje per vdekjen e aktorit shqiptar

Media amerikane New York Post ka publikuar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur të shtunën, ku aktori shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela Shehi humbën jetën pasi u hodhën nga kati i gjashtë i ndërtesës ku jetonin.

Sipas artikullit të publikuar, bëhet me dije se ngjarja është filmuar dhe ka qenë bashkëshortja e para që ka rënë duke u përplasur në rrugë dhe disa sekonda më vonë është hedhur edhe aktori.

Trupat e tyre, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës Cruger Ave, rreth orës 09:15 të mëngjesit të së shtunës, thanë burimet policore.

Lexoni për më shumë: ‘Ngjarja është filmuar’, media amerikane jep detaje per vdekjen e aktorit shqiptar

Florind Belliu
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026