Vdesin 4 persona me Covid-19 në Prishtinë, dyshohet për mungesë oksigjeni në spital
Katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën në Klinikën Infektive në Prishtinë. Ata dyshohet se kanë vdekur në mungesë të oksigjenit. Ndërkohë, ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Klinikës Infektive duke kryer veprimet hetimore.
Arbnora Fazliu Rama nga Mitrovica tregon, se në orën 03:00 të mëngjesit ka ndërruar jetë babai i saj 70 vjeç. Ajo thotë se babai i saj i ishte keqësuar gjendja shëndetësore për një javë, e për këtë shpreh dyshimin se mbrëmë ka pasur problem me oksigjenin.
“Unë po dyshoj që gazin nuk e kanë pasur qysh duhet, mbikëqyrja nuk ka qenë qysh ish dashtë me ardhë me shiku pacientin. Ne ua kemi bërë hyzmetin më shumë se ata, motrat janë ardhë çfarë kanë pasur infuzione e këto me i dhënë, por përgjegjësi të madhe nuk ka pasur askush aty”, thotë ajo.
Ndërkohë, dyshohet se, në Klinikën Infektive kanë pasur problem, meqë është ndalur oksigjeni qendror. Vajza e pacientit i cili ka ndërruar jetë mbrëmë, shton se gjendja e babait të saj ka qenë e mirë gjatë ditës së djeshme. Ajo shprehet e zhgënjyer se si mjekët nuk e kishin lajmëruar atë për gjendjen e 70-vjeçarit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 346 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive. Sipas institutit, numri total i rasteve pozitive është 3.356 raste nga 24.921 persona të testuar.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania