Shtimi i rasteve me COVID-19, Kosova rikthen masat kufizuese

5 Korrik 2020 | 12:53

Pas shtimit të rasteve me COVID-19, qeveria e Kosovës ka vendosur disa masa kufizuese në qytetet më të prekura. Kryeministri, Avdullah Hoti pas një takimi me drejtues të institucioneve të shëndetësisë, bëri të ditur se duke nisur nga sot në Prishtinë, Prizren, Freizaj dhe Vushtri do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

“Në qytetet ku ka numër të madh të të infektuarve, duke filluar nga sonte, si në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Prishtinë do të kufizohet lëvizja prej orës 21:00 deri 05:00. Do të shtojmë ose heqim qytete nga kjo listë. Sa i përket institucioneve, do të punohet vetëm me staf të domosdoshëm. Në shërbimet shëndetësore do të reduktohen ato shërbime jo të domosdoshme”, u shpreh z. Hoti gjatë deklaratës për media.

Gjithashtu kreu i qeverisë foli edhe për rritje e kapacitetet për testimet ditore si dhe kryerjen e testeve virologjike. Por, gjithashtu qeveria e Kosovës do të marrë masa për të shtuar kapacitet spitalore për të infektuarit me coronavirus duke kthyer klinikat private në spitale si dhe duke shtuar personelin mjekësor.

“Është përgatitur një plan i veprimit, i cili sonte miratohet në qeveri, që specifikon në detaje se cilat veprime do t’i marrin institucionet shëndetësore dhe me ato do të kalojë në këto vendime. E para, do të kujdesemi që të krijojmë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje. Duke ndryshuar dhe bazën ligjore që klinikat private të shndërrohen në spitale që dërgohen nga QKUK. E dyta, do të marrin personel shtesë shëndetësor, duke riorganizuar dhe shtuar ata.

E treta, do të shtohen kapacitetet që të bëhen deri në 500 teste brenda ditës dhe të krijomë kapacitete që të testojmë në qendrat rajonale. Brenda javës do të licencojmë klinikat private që të kryejnë teste virologjike dhe do të blejmë mbi 100 mijë teste. E katërta, do të angazhohen buxhet shtesë për 100 mijë teste dhe vaksina sezonale deri në 500 mijë. Për të blerë 7 aparatura shtesë për testime”, tha z. Hoti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026