Dyshime për kushtet e rimëkëmbjes, Kryeministri grek: S’do të pranojmë kushtet e rrepta të BE-së

5 Korrik 2020 | 13:44

Në një intervistë për “Financial Times”, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis  shprehet se ai nuk do të pranojë kushtet e rrepta të BE për përdorimin e ndihmës emergjente ofruar për situatën e krijuar nga pandemia. Një deklaratë e tillë vjen në kohën kur ende mbeten të vështira negociatat mes drejtuesve të BE për fondin e propozuar të rimëkëmbjes prej 750 miliardë euro.

“Grekët janë maturuar. Dhe ne duam të bëjmë reformat tona. Një rishikim gjashtë mujor i performancës ekonomike të kryer nga Komisioni Evropian ishte i mjaftueshëm dhe nuk kishte nevojë për ndonjë “kushtëzim shtesë të rreptë”, theksoi Mitsotakis.

Gjatë intervistës ai shtoi  se Greqia kishte një “agjendë reformuese agresive” që do të përqendrohej në “tranzicionin e gjelbër”, “tranzicionin digjital” dhe inkurajimet për investime pjesërisht përmes programit të privatizimit.

Pak ditë më parë  ndërsa fliste në parlament, kryeministri grek njoftoi ndërmarrjen e masave të reja me vlerë 3.5 miliardë euro për të mbështetur bizneset e dëmtuara nga  izolimi.

Në vitin  2018 Greqia doli nga një krizë dhjetëvjeçare financiare  dhe po shpresonte për një rimëkëmbje më fortë në vitin 2020. Por, bllokimi mbarëkombëtar i imponuar në Mars për të parandaluar përhapjen e coronavirus ka kthyer çdo pritshmëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026