‘Kërkohen’ spiunët në administratë| 5 lajmet kryesore

9 Gusht 2022 | 22:20
  • ‘Nxirrni listën e spiunëve’, Kuvendi kërkesë Autoritetit për administratën

Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të bëjë publike listën me emrat e ish-bashkëpunëtoreve të Sigurimit të Shtetit të cilët punojnë në administratën publike.

Kërkesa e Kuvendit i është bërë Autoritetit në rekomandimet e përvitshme që jepen në raportin vjetor që miratohet në Parlament.

Lexoni me shume: Nxirrni listën e spiunëve’, Kuvendi kërkesë Autoritetit për administratën

  • Pakete e re anti-krizë, ndahen 100 milionë euro deri në dhjetor

Rreth 100 mln euro do të ndajë qeveria për të lehtësuar njerëzit nga kriza e çmimeve. Paketa e re është pjesë e buxhetit të rishikuar për këtë vit.

30 mld lekë më shumë se plani do të shkojnë në arkën e shtetit deri në fund të vitit. Llogaritë e reja për të ardhurat, janë shpallur në buxhet, ku vendoset të rriten edhe shpenzimet me 13 mld lekë.

Me rishikimin e dytë brenda vitit, qeveria do të ndajë para edhe për një paketë sociale.

Lexoni me shume: Pakete e re anti-krizë, ndahen 100 milionë euro deri në dhjetor

  • A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit? Sondazhi në Euronews Albania
Foto: Euronews Albania

Ngjarja e ndodhur 1 javë më parë në plazhin e Potamit, në Himarë, ku një 7-vjeçare humbi jetën e përplasur nga skafi i drejtuar nga një efektiv policinë tronditi opinionin publik dhe ngriti sërish pyetjen: A duhen lejuar këto mjete në plazhet e vendit?

Tragjedia e rëndë pasoi me një lumë reagimesh nga publiku dhe figura të njohura të politikës dhe medias, që shprehën indinjatën për ngjarjen, e rëndë dy-fish pasi u krye nga një efektiv i policisë së shtetit, i cili në vend të ishte shembull i zbatimit të ligjit për qytetarët, e shkeli atë me të dyja këmbët duke i marrë jetën një fëmije.

Lexoni me shume: A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit? Sondazhi në Euronews Albania

  • ‘Stuhi’ politike në Uashington pas bastisjes së Trump nga FBI
Resorti i Trump i bastisur nga FBI

Bastisja e pronës së Donald Trump nga agjentët e FBI-së ka shkaktuar një stuhi politike në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Për mbështetësit e miliarderit të pasurive të patundshme, kontrolli në resortin “Mar a Lago” është pjesë e një strategjie të demokratëve për t’i ndaluar atij rikandidimin në vitin 2024.

Mes tyre është strategu republikan, Seth Weathers, i cili e ka quajtur operacionin e agjentëve federalë një veprim mizor dhe fyes.

Lexoni me shume: ‘Stuhi’ politike në Uashington pas bastisjes së Trump nga FBI

  • ‘Paratë e BE për inceneratorët’, AZHBR: Sulme politike, fondet monitorohen

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural mohon akuzat se fondet e Bashkimit Europian janë shpërdoruar.

Ajo thotë se të gjitha paratë që vijnë nga Europa për projekte e investime në ferma, monitorohen, çka e bën të pamundur devijimin e tyre.

Reagimi vjen pas investigimeve në media dhe daljeve të opozitës, se 310 mijë euro që duhet të shkonin për fermat bujqësore, janë përfituar nga një punonjës i inceneratorit të Tiranës.

Lexoni me shume: ‘Paratë e BE për inceneratorët’, AZHBR: Sulme politike, fondet monitorohen

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026