Meta i shqetësuar nga situata e pandemisë, apel qeverisë për strategji të re

6 Korrik 2020 | 11:23

Presidenti Ilir Meta i bëri apel të hënën qeverisë që të ballafaqojë në mënyrë më efikase pandeminë e COVID-19 dhe të angazhohet për të përmbushur sa më shpejt kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Në konferencën për shtyp, të cilën zakonisht presidenti e zhvillonte të premteve, Meta u shpreh me shqetësim për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe i kërkoi hapur qeverisë një strategji të re dhe më afatgjate për përballimin e saj.

Gazetari i Euronews Albania, Ervin Koçi, e pyeti Presidentin nëse nën një shqetësim të tillë ka kërkuar apo jo mbledhje tjetër të Këshillit të Sigurisë, sikurse pati zhvilluar në muajin e parë të pandemisë.

“Siç e dini, janë zhvilluar disa herë mbledhje të tilla dhe nëse do të kërkohet do ta rikërkoj. Ndërkohë kam kërkuar takim zyrtar me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, dhe do të shohim së bashku se cila mund të jetë mbështetja më e madhe që mund të japë Presidenti,” – u shpreh Meta.

Gjatë konferencës së tij për shtyp, Meta kujtoi disa nga dekretet që kishte firmosur javët e fundit ndërsa uroi kreun e ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehun, ndërsa falënderoi 3 kandidaturat e shkuara, të cilat mazhoranca socialiste i rrëzoi. Presidenti tha se nuk ia vlente të ripërmendte arsyet se përse ata nuk u vlerësuan pozitivisht, edhe pse e meritonin detyrën, megjithatë vlerësoi si pozitive faktin se tashmë KLSH-ja ka një kryetar të ri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026