Vetëflijimi i nënë e bijë, Kisha Ungjillore mohon përfshirjen: Ringjallja pjesë e çdo besimi, por nuk predikojmë vetëvrasjen
Në bazë të materialeve të referuara nga policia, ku përfshihen edhe disa broshura fetare të gjendura në dhomat e banesës së Zhaneta Josifit e cila u vetëflijua bashkë me të bijën, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën ‘shkaktim i vetëvrasjes’.
Rasti i zbuluar në Kombinat ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetëflijuan pasi besonin tek ringjallja, ka shtyrë uniformat blu dhe organin e akuzës të hetojnë për sektet fetare të paregjistruara në vend.
Banesa në Kombinat ku trupi i 30-vjeçares Anisa Josifi është mbajtur në proces dekompozimi për disa muaj në pritje të ringjalljes u dezinfektua, ndërsa hetuesit kanë administruar edhe dëshminë e 34-vjeçares së mbijetuar Blerta Josifi, e cila ndonëse në gjendje të rënduar psikologjike, ka treguar besimin dhe ritualin e ndjekur për ringjalljen.
Ndërkohë, pas Dëshmitarëve të Jehovait, edhe Kisha Ungjillore ka mohuar që Zhaneta, Anisa dhe Blerta Josifi të kenë qenë pjesë e tyre.
“Nëse kanë qenë Ungjillore, se mund të vish në takime e Kishës, por nuk do të thotë se je Ungjillor, kjo që ata kanë bërë do të ishte dështim i besimit tonë. Nëse një Ungjillor arrin të shkojë kundër besimit të vet, siç shkojnë këto vajza duke vdekur nga uria, kjo është dështim, ne inkurajojmë që të shkohet përtej sakrificave”, tha Ylli Doçi nga Kisha Ungjillore.
“Në bazë të komunikimeve kanë qenë para 15 vitesh në Përmet, ndërsa në Tiranë mund të kenë qenë vizitore, por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të kishës. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje”, tha pastori Ergest Biti.

Për ngjarjen që ka shokuar opinionin publik reagoi edhe presidenti Ilir Meta i cili u shpreh se ka kërkuar informacione dhe sipas tij, kjo çështje duhet të hetohet deri në fund për të ngarkuar me përgjegjësi të gjithë ata që instrumentalizojnë qytetarë të pafajshëm dhe bëhen shkak për humbjen e jetës së tyre.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet