Udhëtimet jashtë shtetit, shqiptarët pa kufizime vetëm për në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut

6 Korrik 2020 | 12:56

Policia njoftoi të hënën se përveç lëvizjeve për në Kosovë e Maqedoni të Veriut, shqiptarët e kanë të kufizuar daljen jashtë shtetit në vendet e tjera.

Në një deklaratë për shtyp policia tha se qytetarët shqiptarë nuk mund të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen me përjashtim të rasteve “ku ka autorizime nga këto shtete”.

Aktualisht kufiri shqiptar mbetet i hapur për të gjithë, por shqiptarët nuk mund të udhëtojnë në vende të tjera veç Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Mali i Zi, lejon kalimin e kufirit nëse paraqet test me rezultat negativ të COVID-19, test i cili duhet të jetë kryer brenda 48 orëve të fundit. “Nëse është një grup mbi 10 vete, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi,” – thuhet në njoftimin e policisë.

Për sa i përket kufirit me Greqinë, “lejohet kalimi vetëm për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke”.

Shqipëria u la jashtë listës së rekomanduar nga Këshilli i Bashkimit Evropian të vendeve me të cilat mund të lejohej lëvizja.

Për përfshirjen e një vendi në të ashtuquajturën “listë të gjelbër” duhej, të ketë prirje në ulje të rasteve të reja, të kishte më pak raste ditore se mesatarja e 14 ditëve të fundit në BE për 100 mijë banorë.

 

Lexoni gjithashtu:

Zyrtarizohet rekomandimi, portat e BE mbeten të mbyllura për shqiptarët nga 1 korriku 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026