Greqia mbyll kufijtë për Serbinë pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Ballkan
Greqia ka mbyllur kufijtë për Serbinë deri në 15 korrik, pasi Beogradi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja.
Tre spitale në kryeqytetin serb, pas një pushimi të shkurtër prej afërsisht një muaji, janë kthyer sërish në godina ku trajtohen vetëm pacientë me COVID-19.
Lajmi vjen pasi Serbia regjistroi rritjen më të lartë të rasteve të reja që prej muajit prill.
Masa të reja kufizuese janë vendosur së fundmi edhe në Kosovë.
Të hënën, qeveria riktheu masën e karantinës për Prishtinën, duke ndaluar qarkullimin e lëvizjes së qytetarëve ora 9 e darkës deri në 5 të mëngjesit. Autoritetet i kanë kërkuar bizneseve që të reduktojnë numrin e stafit, ndërsa baret dhe restorantet shërbejnë vetëm në ambiente të hapura.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk do të hezitojë që të shpallë gjendjen e emergjencës nëse do të jetë e nevojshme.
Javën e shkuar, Austria tha se do të vendosë paralajmërime për udhëtimet drejt 6 vendeve të Ballkanit, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, si pasojë e shifrave të larta me COVID-19.
Spanja dhe Gjermania vazhdojnë të mbajnë masat izoluese për të luftuar vatrat lokale
Spanja, një ndër shtetet më të prekura në Europë, ka vendosur rreth 270 mijë qytetarë në karantinë brenda një harku kohor prej dy ditësh, pas një rritje të numrit të rasteve në rajonin verior Galicia dhe Katalunjë.
Në Gjermani, ku gjithashtu po luftohen disa vatra të reja, ministri i shëndetësisë i rezistoi thirrjeve për të hequr rregullin për mbajtjen e maskës në dyqane, kërkesë e ardhur nga Meklenburg-Pomerania Perëndimore, një prej landeve më pak të prekura nga COVID-19 në Gjermani.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut