Benzema për CR7: Jam bërë më ambicioz që kur ai u largua nga Reali

10 Gusht 2022 | 19:05

Karim Benzema thotë se është bërë më ambicioz që kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madrid, edhe pse i jep yllit portugez kredite për mbështejen e dhënë gjatë viteve kur të dy ishin shokë të një ekipi.

Pasi arriti rezultate të paprecedenta me Real Madrid, Ronaldo e braktisi klubin për t’u bashkuar me Juventus në 2018-n, pas 9 vitesh me gjigantin spanjoll.

Dhe në këto vite, Benzema ka arritur të mbushë hapësirën e lënë bosh, duke u kthyer në golashënuesin kryesor të gjigantit spanjoll.

“Është e vërtetë që kam shënuar më shumë gola që kur ai u largua, por gjatë kohës që ishte këtu unë isha një lojtar mbështetës dhe ai më ndihmoi shumë si brenda edhe jashtë fushe”, ka thënë Benzema në një konferencë shtypi.

“Por unë e dija që mund të bëja më shumë. Kur ai iku, mua mu desh të ndryshoja lojën dhe ambicien time dhe deri tani gjërat kanë shkuar mirë”, ka shtuar sulmuesi francez.

Edhe pse fillimisht u bashkua nga Lioni në vitin 2009, Benzema mbeti kryesisht nën hijen e Ronaldos, duke arritur shifrën e 20 golave në ligë vetëm dy herë para largimit të portugezit 4 vjet më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026