Masa për thatësirat, dushe më të shkurtra dhe makina të palara në Holandë
Evropa është goditur nga një valë të nxehti që ka tharë burimet e ujit, kështu që vendet po përgatisin një plan për të kapërcyer mungesën e ujit që prek si njerëzit, ashtu edhe bimët dhe kafshët.
Qeveria franceze ka formuar një ekip krize për t’u marrë me problemin e thatësirave historike që kanë lënë pa ujë më shumë se 100 komuna.
Në këto vende uji dërgohet me cisterna, pasi sipas ministrit të tranzicionit ekologjik, Kristof Besu, nuk ka më ujë në tubacione.
“Ne kurrë nuk kemi parë diçka të tillë, dhe më e keqja nga të gjitha është se për momentin nuk ka indikacione se diçka do të ndryshojë”, tha Besu.
Vapa e nxehtë që përfshiu Francën në qershor ai la pemë dhe bimë të tjera pa gjethe.
Banorët dhe turistët në Romë freskohen në shatërvanë të shumtë në qytet dhe disa destinacione të tjera turistike të njohura në Itali, si Firence dhe Palermo, janë në listën e 16 qyteteve në vend ku është në fuqi një alarm i kuq i motit për shkak të temperaturave mbi 40 gradë.
Edhe Holanda po lufton me këtë problem.
Ministri i Ndërtimit dhe Menaxhimit të Ujërave në vend, Mark Habers, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë dush më shpejt dhe të mos lajnë makinat apo të ujitin kopshtet e tyre.
Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit
Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik
Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen
- 13:30 Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh
- 13:06 Shiste kokainë dhe heroinë në ambient e “PlayStation” ku punonte, arrestohet 20-vjeçari në Durrës
- 13:01 Rama reagon ndaj komentuesve në rrjetet sociale: Boll e ndotët mexhelisin shqipfolës
- 12:58 Zhduket i riu në Tiranë, kërkimet për 34-vjeçarin vijojnë prej katër ditësh
- 12:35 Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, pjesëmarrja kaloi 14% deri në orën 13:00. Procesi i votimit vijon
- 12:34 AF Elbasani dhe Armand Duka reagojnë pas ndarjes nga jeta të Fatjon Bunjakut