Zhduket i riu në Tiranë, kërkimet për 34-vjeçarin vijojnë prej katër ditësh

7 Qershor 2026 | 12:58

Një 34-vjeçar është raportuar i zhdukur në Tiranë, pasi prej katër ditësh nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin Eglant Koçi, i datëlindjes 17 shtator 1991, i cili është parë për herë të fundit në zonën pranë sheshit “Wilson”, në kryeqytet, teksa lëvizte me një motomjet me targa “CT969”.

Familjarët kanë bërë denoncimin në Komisariatin Nr. 2, ku është kërkuar ndihmë për gjetjen e tij ndërsa janë shprehur se 34-vjeçari nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se policia ka gjetur tek nënstacioni “5 Maji” në Tiranë, motomjetin me të cilin lëvizte i riu, si dhe ka identifikuar vendndodhjen e tij të fundit.

Policia po vijon punën me verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë ndërsa kërkimet vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026