Kryeinspektorja Beruka: Asnjë tolerim për bizneset që shkelin protokollin kundër COVID-19
Drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Tiranë, Areti Beruka thotë se, në ditët e ardhshme nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë kundër COVID-19.
Duke folur nga studio e Euronews Albania, znj. Beruka tha se, masat janë shumë të thjeshta, duke nisur nga mbajtja e distancës prej 1.5 metra dhe vendosja e maskës në ambiente të mbyllura ose në ato vende ku nuk arrin dot të ruash distancën.
“Në vende, si p.sh në rrugë ku nuk ruan dot distancën duhet mbajtur maskë. Ajo duhet të jetë e thjeshtë dhe kirurgjikale. Maska mund të lahet dhe dezinfektohet pasi po shoh maska të përdorura disa ditë reshtë, që nga e bardhë është kthyer në kafe. Ajo jo vetëm që nuk ka më vlerë, por është edhe e dëmshme”, u shpreh Beruka.
Lidhur me inspektimet, ajo tha se, është e pamundur që me një numër të kufizuar burimesh njerëzore të kontrollohen 25 mijë subjekte në kryeqytet. Ndaj bëri thirrje për ndërgjegjësim për respektimin e rregullave.
“Ne jemi në punë në 24 orë por sërish jemi të pamjaftueshëm. Vetëm javën e kaluar kemi vendosur 14 masa administrative që janë goxha të larta, por nuk janë qëllim në vetvete”, tha znj. Beruka duke shtuar se, shtimi i të infektuarve nuk lidhet me ndryshimet e virusit por me ndryshimin e sjelljes së qytetarëve.
Lexoni gjithashtu:
Manastirliu: Zero tolerancë për bizneset që s’respektojnë masat ndaj COVID-19
Protokollet e sigurisë për turizmin, gjobë 700 mijë lekë dhe deri në mbyllje të biznesit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West