Zbardhet denoncimi i familjarëve për Ervis Martinajn

11 Gusht 2022 | 13:30

Deklarata e Faik Martinajt, xhaxhait të Ervisit i cili është një nga të shumëkërkuarit e policisë dhe Strukturës së Posaçme (SPAK) është zbardhur.

Ai pretendon se nuk ka asnjë kontakt me vetë nipin e tij, por vetëm me anë të personave të afërm.

Faik Martinaj thotë se janë të shqetësuar për zhdukjen e Ervisit, për vetë mënyrën e papritur sesi ai humbi gjurmët.

Deklarata e plotë:

Kam gjeneralitetet e lartpërmendura dhe banoj në adresën e mësipërme. Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait, Ervis Martinaj i cili është i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar, dje në darkë rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë që për arsye sigurie nuk dua t’ia përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është në Dubai. Na ka vënë në dijeni se Ervisi ishte zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të.

Dua të theksoj se që prej kohës që nipi është shpallur në kërkim nuk kam pasur asnjë kontakt me të, të drejtpërdrejt apo në telefon, por vetëm nëpërmjet personave të afërm. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka për vetë mënyrën si u zhduk.

Ervis Martinaj është një personazh i njohur i botës së krimit, i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, siç ishte masakra e Bllokut në shkurt të vitit 2018.

Më herët, ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për fshehje të ardhurash dhe organizim të lojërave të fatit. Kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Apelit dhe nuk ka ende një vendim të formës së prerë.

Martinaj është shpallur në kerkim nga SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit pasi akuzohet se ka ofruar deri në 500 mije euro për ekzekutimin e Endrit Dokles.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia vijon shoqërimet e protestuesve, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026

Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në rrugën “Adria”. Rama e ka cilësuar si një nga akset më...
14:17 | 23/07/2026

Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)

Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në tokat e fshatit Rromës të Mallakastrës. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë përfshirë dhe djegur toka...
14:04 | 23/07/2026