Superliga, Kukësi mposht 2-1 Tiranën, ngushtohet diferenca në 6 pikë
Kukësi fitoi me rezultatin 2-1 ndeshjen direkte për kreun e renditjes përballë Tiranës të hënën.
Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje për t’u luajtur diferenca në krye është reduktuar në 6 pikë.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar ku të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme por patën edhe rastet e tyre.
Në të dytën verilindorët shtynë më shumë dhe arritën të realizonin fillimisht me Godberg Cooper dhe më pas me Valon Ethemin.
Për skuadrën kryeqytetase reagimi u konkretizua shumë vonë me anë të Michael Ngoo, i cili realizoi në minutat shtesë të ndeshjes.
Në takimet e tjera të ditës së hënë, Bylisi barazoi 1-1 me Partizanin edhe pse e mbyllën me 10 lojtarë.
Teuta në anën tjetër arriti të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut. Vendosi goli i Sherif Kallakut, i cili shënoi në pjesën e dytë. Pas këtij suksesi skuadra durrsake e sheh veten në vendin e tretë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë