Bundesliga, Werder Bremen, skuadra e Milot Rashicës shmang rënien nga kategoria
Werder Bremen do të jetë së paku dhe një edicion mes ekipeve më të mira të futbollit gjerman.
Skuadra ku aktivizohet Milot Rashica barazoi 2-2 në takimin e së martës me Heidenheimin, në një përballje mjaft dramatike, duke shmangur rënien nga kategoria.
Pas ndeshjes së parë, e cila u mbyll më rrjeta të paprekura, skuadra nga Bremeni luante për dy rezultate, fitore ose barazim me gola.
Gjithçka nisi mirë për skuadrën e Verderit, që e gjeti rrugën e golit që në minutat e para falë një autogoli të vendasve.
Heidenheim barazoi 5 minuta para fundit të kohës së rregullt dhe nisi me ngulm të kërkonte golin që do e katapultonte në Bundesligë, por duke krijuar hapësira pas e duke i dhënë mundësinë Verderit të shënonte golin e dytë në kohën shtesë.
Vendasit shënuan sërish falë një njëmbëdhjetëmetërshi në limitet e ndeshjes, por që kishte vetëm vlerë statistikore, pasi nuk kishte më kohë për të provuar përmbysjen e madhe.
Pas një edicioni mjaft negativ, Verder feston qëndrimin në elitë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet