Vriten rreth 110 mijë pula në Gjermani, shkak gripi i shpendëve
Rreth 110 mijë pula janë vrarë për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve H5N8 në një fermë në Gjermaninë veriore, thanë zyrtarët.
Infeksioni u konfirmua në një fermë vezësh në Langëeg në distriktin Fecht në shtetin verior të Saksonisë së Poshtme, njoftuan autoritetet e qarkut Fecht, raporton Reuters.
Fehta është rajoni kryesor për prodhimin e shpendëve. Rreth fermës ku u konstatua infeksioni u vendos një zonë izolimi me një diametër prej tre kilometrash, plus një zonë vëzhgimi me një rreze prej dhjetë kilometrash, thuhet në njoftim. Në atë zonë ka 352 ferma shpendësh.
Përhapja e gripit të shpendëve në botë shqetëson qeveritë dhe industrinë e shpendëve, sepse ky virus shumë ngjitës po shkatërron tufat, duke çuar në kufizime tregtare dhe rrezik të transmetimit te njerëzit, megjithëse rreziku i sëmundjeve njerëzore konsiderohet i ulët.
Në qershor, Ministria Franceze e Bujqësisë hoqi kufizimet mbarëkombëtare në fermat e shpendëve lidhur me gripin e shpendëve duke përmendur fundin e epidemisë pas krizës më të keqe të sëmundjes që çoi në asgjësimin e 16 milionë shpendëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West