Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog
Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano duke komentuar takimin e ardhshëm në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në 18 gusht, ka thënë se po angazhohen për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog.
Sipas tij, pa progres në dialog nuk do të ketë progres në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja vendeve, shkruan KosovaPress.
Stano i bëri këto komente gjatë një konference për media, ku është pyetur edhe për çështjen e reciprocitetit me targa në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është diskutuar tash e sa kohë në Bruksel por që nuk është zgjidhur.
“Nuk i takon BE-së t’u imponojë zgjidhje partnerëve, veçanërisht partnerëve të cilët shprehen shumë qartë se objektivi i tyre strategjik është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Pra, procesi i anëtarësimit drejt BE-së, rruga drejt BE-së, është në fakt leva që BE-ja ka. Dhe ne, natyrisht, po e përdorim sepse çështjet që ju përmendët, po trajtohen mes palëve me ndihmën dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian. Shumë çështje që po shkaktojnë acarime në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës trajtohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Por ky është pikërisht ai që quhet dialog i lehtësuar, nuk është dialog i detyruar, kështu që ne mund të lehtësojmë për aq kohë sa ka vullnet nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje kompromisi. Ne i ndihmojmë ata të gjejnë zgjidhjen e kompromisit, por u takon atyre që të jenë gati për kompromiset e nevojshme”, tha ai.
Madje, sipas tij, lehtësim të dialogut do të bëjnë edhe të enjten e ardhshme, ku në Bruksel do të ketë takim në mese Kurtit dhe Vuçiçit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 21:02 LIVE – Nis finalja e “ëndrrave” Spanjë–Argjentinë, Messi dhe Yamal përballë për kurorën botërore
- 20:46 FIFA publikon sondazhin, tifozët zgjedhin fituesen e finales Spanjë–Argjentinë
- 20:34 Publikohen formacionet zyrtare të finales së Botërorit 2026, Spanja me surpriza, Argjentina zbret me Messin
- 20:33 UEFA cakton një katërshe shqiptare për ndeshjen e Conference League
- 19:58 Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur