Estonia planifikon të ndalojë vizat turistike për rusët

11 Gusht 2022 | 23:00

Estonia planifikon t’ua ndalojë hyrjen në këtë shtet rusëve me viza Shengen, për shkak të luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, ka thënë më 11 gusht se ndonëse vizat Shengen që janë lëshuar nga shteti i tij do të jenë valide, ato nuk do të pranohen për hyrje në Estoni, shkruan REL.

Estonia nuk ka lëshuar viza turistike për rusët pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, me përjashtim të familjarëve të shtetasve estonezë.

Reinsalu ka thënë se vendimi i ri prek rreth 50.000 njerëz që kanë viza të lëshuara nga Estonia.

Sipas tij, Qeveria estoneze do të diskutojë në ditët në vijim edhe mënyra sesi t’ua ndalojë të gjithë shtetasve rusë hyrjen ne Estoni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja Epstein, autoritetet britanike vlerësojnë se hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti

Autoriteteve britanike ka të ngjarë tu duhet një vit për të përfunduar hetimet e tyre ndaj vëllait të vogël të Mbretit Charles, Andrew Mountbatten-Windsor, dhe...
19:58 | 04/06/2026

Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor

Hezbollahu nisi sulme ndaj trupave izraelite që operojnë në Libanin jugor në ditën e parë të një armëpushimi të brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e...
19:56 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026