Arrestohet ish-shefi i policisë i kërkuar për drogë, 5 lajmet kryesore
- Në kërkim për trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut

Sokol Bode, ish-shefi i Policisë së Dhërmiut është arrestuar në Berat.
Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode u dënua në prill, me 8 vjet heqje lirie për trafik narkotikësh.
Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.
Lexoni me shume: Në kërkim për trafik droge me Habilajt, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut
- Rreth 45 emigrantë të zhdukur në brigjet greke
Autoritetet greke janë ende në kërkim të dhjetëra emigrantëve të zhdukur pasi një varkë u mbyt në një ishull juglindor.
Nga 25 deri në 45 persona mbeten të pagjetur pas incidentit të së mërkurës pranë Karpathos.
Një anije e marinës greke dhe tre anije tregtare aty pranë u përfshinë në ditën e dytë të operacionit të kërkim-shpëtimit.
Lexoni me shume: Rreth 45 emigrantë të zhdukur në brigjet greke
- Abazoviç mohon lidhjet me krimin: Ata që duan të ma heqin kokën, të nxitojnë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka mohuar çdo lidhje të tij me organizatat kriminale, ndërsa i kërkoi Prokurorisë Speciale e Shtetit që të hetojë shkrimet e publikuara nga një portal në Podgoricë, ku thuhet se ka marrë celularë të koduar nga një prej grupeve kriminale në Ballkan.
Lexoni me shume: Abazoviç mohon lidhjet me krimin: Ata që duan të ma heqin kokën, të nxitojnë
- Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano duke komentuar takimin e ardhshëm në mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në 18 gusht, ka thënë se po angazhohen për të çuar përpara të gjitha çështjet në dialog.
Sipas tij, pa progres në dialog nuk do të ketë progres në rrugën e anëtarësimit në BE të të dyja vendeve, shkruan KosovaPress.
Lexoni me shume: Stano: E ardhmja evropiane e Kosovës dhe Serbisë varet nga progresi në dialog
- Grupimi i Berishës do të konsiderohet si armatë terroriste, thotë analisti
Analisti Frrok Çupi u shpreh sa i takon Sali Berishës se pas “shpalljes non grata nga dy aleatë të mëdhenj” pritet të ndodhin shumë gjëra në shtator.
“Pritet të ndodhë që, e para nuk ka një parti legale dhe mund të mos jepet fare vendim nga gjykata, bilës gjykata ka mundësi të mos ngatërrohet fare me punët e politikës dhe me statusin e sotëm Berisha nuk ka parti. Nëse do të hyjë në fushë me një grupim të paligjshëm do të dënohet me ligj. Ky është hapi minimal, hapi i parë,” – u shpreh Çupi.
Lexoni me shume: Grupimi i Berishës do të konsiderohet si armatë terroriste, thotë analisti
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje