A ka diskutuar me Metën për qeveri teknike në shtator? Përgjigjet Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se nuk ka diskutuar me kreun e Partisë së Lirisë, për formimin e një qeverie teknike.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh për “Euronews Albania”, se kryeministri Edi Rama duhet të largohet sa më parë.
“Ne nuk kemi diskutuar, por teza jonë është kjo. Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie, natyrisht detyra më thenelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike apo si do quhet ajo, kjo është diçka që do e vendosin forcat politike. Por largimi i Edi Ramës është një imperativ absolut”, theksoi Berisha.
Ditën e djeshme, Meta tha se në muajin shtator, kur dhe fillon sesioni i ri parlamentar, kjo forcë politike do të punojë për krijimin e një qeverie teknike.
Ish-presidenti nënvizoi se duhet t’i dilet për zot çështjes së negociatave, pasi sipas tij, me qeverinë aktuale nuk mund të ketë hapa para në këtë proces.
LEXONI GJITHASHTU
“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
“Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)