SPAK nuk guxon të konfiskojë inceneratorët, thotë Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se dosja e inceneratorëve tregon se qeveria e kryeministrit Edi Rama është e korruptuar.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha akuzoi Strukturën e Posaçme (SPAK) se nuk guxon t’i konfiskojë inceneratorët, të cilat sipas tij, janë vepra krimi.
“Dosja më e vërtetuar gjer sot, është dosja e inceneratorëve. Edi Rama është përgjegjës kryesor, çfarë ndodh sot? Zimbabve ka pasur të njëjtët skemë dhe të njëjtët personazhe. E ka anuluar dhe ka konfiskuar çdo gjë. Për herë të parë, prokuroria nuk guxon dhe bën siukur heton, nuk guxon të konfiskojë veprën e krimit.
Përkundrazi, për të treguar se me qëllimin e saj pasiv është bashkëautore në këtë vjedhje, përse nuk e bën këtë SPAK? Sepse ajo vepër krimi është e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Kur SPAK nuk e bën këtë, do ta bëjnë qytetarët”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
“Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm
- 13:26 (EMRAT) Goditet grupi kriminal në Sarandë, kryenin vjedhje në banesa dhe në automjete
- 13:20 Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Llakatund, era favorizon flakët (VIDEO)