6 herë kokainë në kontejnerë, SPAK shpall moskompetencë për “Alba Exotic”
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencën për dosjen e kokainës së kompanisë “Alba Exotic”.
Moskompetenca është shpallur me pretendimin se nuk janë gjetur prova për grup kriminal.
Për këtë çështje, pas hekurave vijojnë të qëndrojnë Bajron Gumeni dhe Eduard Dauti me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, të cilët tashmë do hetohen nga Prokiroria e Durrësit.
Në tetor të vitit 2021, SPAK sekuestroi kompaninnë “Alba Exotic”, në kontejnerët e të cilës janë kapur 6 herë sasi me kokainë që vinin nga Ekuadori.
Ndërsa, në maj të vitit 2022, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar miratoi masën e ‘Arrestit me burg” ndaj administratorit të fimës, Eduart Dauti.
Dauti u arrestua për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Sipas prokurorisë, në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën