Rritja e numrit të të prekurve me COVID-19, shtetet që rikthyen izolimin
Rritja e numrit të infektuarve me COVID-19 ka kthyer frikën në shumë shtete, ndonëse kanë shumë pak kohë që kanë rinisur rihapjen. E kur po përpiqet të bashkëjetohet me virusin, shumë shtete kanë vendosur të rimarrin masa kufizuese.
Në Kosovë një ditë më parë u rivendos ora policore, Në Serbi po ashtu kanë rinisur disa kufizime.
Në të tjera shtete autoritetet kanë rivendosur izolimin për banorët e disa zonave. Në Spanjë u vendosën masat kufizuese në dy rajone Katalunjë dhe Galizia.
Edhe në Lisbonë në disa zona janë kthyer masat kufizuese, të cilat do të mbeten në fuqi deri në mesin e muajit korrik dhe qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa ata që thyejnë masat rrezikojnë të gjobiten me 100 euro.
Në Gjermani në qytetin Gutersloh u vendosën kufizimet pas përhapjes së virusit në një fabrikë mishi, edhe pse një gjykatë e hodhi poshtë këtë vendim duke arsyetuar se ishte i panevojshëm bllokimi total i rajonit.
Belgjika po u kërkon udhëtarëve që vijnë nga zona të rrezikshme të karantinohen për 14 ditë. Vendimi vjen pasi qeveria bëri me dije se nuk do të hap kufijtë për 15 shtete jo anëtare të BE.
Edhe në Izrael është marrë vendimi për rimbylljen e bareve, restoranteve, palestrave dhe jo vetëm. Në javët e fundit është raportuar për një rritje të numrit të të infektuarve, ndërsa shumë qytetarë kanë injoruar masat anti COVID-19, sikundër distance sociale apo mbajtja e maskës. Edhe në Bregun Perëndimore autoritetet kanë vendosur një bllokim total të vendit.
Në Australinë e largët, ku fillimisht u theksua arritja e suksesit në luftën ndaj pandemisë, 5 milionë banorët e Victorias do të mbyllen sërish në shtëpi për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me coronavirus. Ata mund të lëvizin vetëm për nevoja thelbësore.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania