“Ajri i pastër e largon COVID-19”, KShH apel qytetarëve: Binduni për ato që na thonë specialistët
Komiteti Shqiptar i Helsinkit u është drejtuar qytetarëve me një thirrje për të treguar kujdes ndaj COVID-19. Në apelin e KShH theksohet se, pas heqjes së kufizimeve vihet re një indiferentizëm në zbatimin e masave mbrojtëse siç janë përdorimi i maskave dhe ruajtje e distancës.
“Të dhënat e ditëve të fundit tregojnë se një numër jo i vogël i të infektuarve janë të moshave relativisht të reja. Media çdo ditë jep pamje shqetësuese që një numër qytetarësh sillen sikur të mos ketë ndodhur asgjë, madje ka edhe nga ata që shprehen se “ajri i pastër e largon sëmundjen”, se “nuk na gjen gjë”, etj. Në pamjet e transmetuara vërehen persona pa maska në vende ku detyrimisht duhet mbajtur. Gjithashtu jepen pamje të personave që në një tavolinë të vogël janë duke pirë kafe në një distancë tepër të afërt, me centimetra. Në këto raste reagimi qytetar është relativisht i dobët edhe pse dihet se masat mbrojtëse janë parandaluese për të mbrojtur jetën dhe shëndetin tonë dhe për të tjerët”, thuhet në deklaratën për media.
Duke kujtuar humbjen e jetës nga dy mjekë dhe shtimin e të infektuarve gjatë ditëve të fundit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën thirrje për kujdes të veçantë nga gjithsecili dhe respektim të protokolleve të ruajtjes së higjienës, mbrojtjes dhe distancimit fizik.
“Detyra jonë është jo vetëm të vlerësojmë situatën aktuale, por të rrisim vigjilencën dhe të bindemi për ato që na thonë specialistët e fushës së shëndetësisë se kryesore janë zbatimi i masave parandaluese nga çdo individ, nga çdo familje, nga çdo kolektiv, subjekt privat, organizatë apo institucion. Ne kemi detyrimin të ruajmë veten dhe të tjerët”, përfundon deklarata.
Lexoni gjithashtu:
2 viktima dhe 74 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon
Denoncimi në Euronews Albania: 29-vjeçarja rrëfen kalvarin, prej javësh në pritje të tamponit
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi