Masakër me 11 të vrarë në Mal të Zi, 5 lajmet kryesore

12 Gusht 2022 | 22:21
  • 11 viktima nga një sulm në Malin e Zi
Vendi i ngjarjes

Një sulm ka ndodhur në Cetinje, një qytet në Malin e Zi rreth orës 16:00 të së premtes. 11 persona vdiqën, ndërsa 10 u plagosën, mes tyre një polic.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia.

Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Sulmuesi ka qëlluar edhe mbi fëmijët, raporton media vendase Vijesti.

Lexoni me shume: 11 viktima nga një sulm në Malin e Zi

  • IMT i shembi shtëpinë, 55-vjeçari në gjendje të dehur plagos inspektorin në Tiranë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Ilirjan Gavelli u plagos me pistoletë në bark nga shtetasi Qani Muça të premten në Tiranë.

Gazetari i Euroneës Albania, Eni Ferhati zbardhi dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi pas ekzekutimit të një vendimi të IMT ndaj banesës trekatëshe në pronësi të 55-vjeçarit Muça.

Ky i fundit, i cili sipas informacioneve dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, nuk ka pranuar që IMT t’i shembë banesën.

Lexoni me shume: IMT i shembi shtëpinë, 55-vjeçari në gjendje të dehur plagos inspektorin në Tiranë

  • Shkrimtari i njohur sulmohet në mes të skenës në Nju Jork
Salman Rushdie

Salman Rushdie, një autor i njohur dhe fitues i çmimeve më të mëdha letrare në botë, u sulmua në skenë të enjten përpara se të jepte një leksion në Institutin Chautauqua në perëndim të Nju Jorkut, thotë një dëshmitar.

Një burrë u pa duke “grushtuar ose goditur me thikë” romancierin përpara leksionit, sipas një gazetari të AP që ishte dëshmitar i sulmit.

Lexoni me shume: Shkrimtari i njohur sulmohet në mes të skenës në Nju Jork

  • Rikthehen të gjitha shërbimet në e-Albania, me përjashtim të njërit
Sulm kibernetik, foto ilustruese

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSH njoftoi se 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.

Pas sulmit kibernetik, njofton AKSH, është bërë i mundur rikuperimi i të gjitha shërbimeve online që mundëson kjo platformë përveç shërbimit të njehsimit të diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja për të cilin po punohet për ta rikthyer.

Lexoni me shume: Rikthehen të gjitha shërbimet në e-Albania, me përjashtim të njërit

  • ‘Mbledhjen e fondeve s’e kanë kërkuar motrat’, flet e afërmja e Florind Belliut

Anisela Zhupani, nismëtare e kërkesës për donacione GOFUNDME, që synon të grumbullojë para për të ndihmuar 2 fëmijët e çiftit Belliu, të mbetur jetimë pasi prindërit e tyre humbën jetën tragjikisht në SHBA, mohoi që mbledhja e fondeve të jetë bërë në emër të motrave të tij.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Zhupani sqaroi se fondacioni është hapur në emër të saj dhe përfituesit e vetëm të të ardhurave janë dy fëmijët e mitur të çiftit të ndjerë.

Lexoni me shume: ‘Mbledhjen e fondeve s’e kanë kërkuar motrat’, flet e afërmja e Florind Belliut

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026