Sulmi ndaj Salman Rushdie, shkrimtari: Atentat ndaj lirisë së fjalës

13 Gusht 2022 | 12:52

Shkrimtari Salman Rushdie u sulmua të premten në Nju Jork gjatë fjalës së tij në një amifteatër.

Agresori e goditi me thikë disa herë dhe sot autori nuk mund të flasë, madje rrezikon humbjen e shikimit në njërin sy.

Ndërsa Rushdie mjekohet në spital, shkrimtari Ylljet Aliçka e konsideron ngjarjen një “atentat ndaj fjalës së lirë”.

“Rasti i Salman Rushdies është që vetë ai, i lodhur jeta nga klandestinitet ta quajmë, i fshehur, deri në vitin 2019, mendoi që do të ishte zvogëluar rreziku,” – komentoi Aliçka i cili pohoi se obskurantizmi fetar është ende gjallë.

Sipas tij është fryma e ngritur ajo që çoi deri në sulmin ndaj shkrimtarit.

Rushdie është kërcënuar me vdekje për shkak të punës së tij gjatë një karriere letrare pesë dekadash.

Shumë nga librat e 75-vjeçarit kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm, me romanin e tij të dytë, ‘Midnight’s Children’, që fitoi çmimin Booker në 1981, shkruan BBC.

Por ishte romani i tij i katërt, ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), i botuar në 1988, që u bë vepra e tij më e diskutueshme, duke sjellë trazira ndërkombëtare të paprecedentë në përmasa. Ndaj Rushdie u bënë kërcënime me vdekje, ndaj ai u detyrua të fshihej pas publikimit të tij dhe qeveria britanike e vendosi autorin nën mbrojtjen e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026