Prishtina ndalon përdorimin e skuterave dhe biçikletave elektrike në sheshet publike

13 Gusht 2022 | 16:31

Komuna e Prishtinës ka ndaluar përdorimin e skuterave dhe biçikletave elektrike në sheshet dhe hapërsirat publike të kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komunte, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ku ka publikuar edhe vendimin.

Në vendim, ndër të tjera thuhet se ndalimi bëhet në hapësirat ku ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve”, u shpreh Rama.

Në njoftimin e kryetarit të Prishtinës thuhet se urdhëresa hyn në fuqi nga e hëna e 15 gushtit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026