Serbia shënon numrin më të lartë të viktimave, Vuçiç merr në konsideratë rimbylljen
Serbia ka regjistruar 13 viktima dhe 299 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Ky është numri i më madh i humbjes së jetëve që nga fillimi i pandemisë, ndaj edhe autoritetet po marrin në konsideratë një rimbyllje të gjithë vendit.
Në 24 orët e fundit, Serbia ka testuar mbi 8 mijë persona, duke çuar në total numrin e testeve në 455 mijë. Deri tani ka pasur 16 719 raste pozitive dhe 330 viktima. Rastet pozitive aktive janë 2 942.
Presidenti, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se situata në Beograd është alarmuese ndërsa serioze paraqitet dhe në katër qytete të tjera në vend, pasi ka numër të lartë të të prekurve dhe 120 persona janë në respiratorë.
Nga e premtja pasdite në orën 6 deri të hënën në mëngjes kryeqyteti do të jetë i izoluar. Ai tha se spitalet janë plot pasi kanë testuar më shumë se çdo vend tjetër i rajonit.
“Kemi kryer 455 604 teste deri tani. Shqipëria ka bërë 26 239, Bosnja 102 715, Bulgaria 156 351, Kroacia 85 997, Mali i Zi, 20 596, Maqedonia e Veriut 68 059, Sllovenia 109 596”, u shpreh presidenti serb.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet