2 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë raportoi të mërkurën për vdekjen e 2 pacientëve të tjerë me COVID-19 në Spitalin Infektiv dhe diagnostikimin e 68 rasteve të reja.
Në një konferencë për shtyp nga ministria, Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik tha se viktimat ishin të moshave 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, çka e çon në 83 totalin zyrtar të vdekjeve nga pandemia në Shqipëri (vdekshmëria ka shkuar në 2.7 për qind e të infektuarve).
Prej 1 qershorit janë shënuar 50 vdekje ndër pacientët me COVID-19 në Shqipëri – 60% më shumë se periudha tremujore mars-maj që pati 33 viktima.
Pas 397 testimesh në 24 orët e fundit, rezultuan të infektuar edhe 68 persona të tjerë, duke e çuar totalin në 3,106 të infektuar.
Qirjako tha se në Spitalin Infektiv janë të shtruar, 83 pacientë, 10 në terapi intensive, 4 në gjendje të rëndë.
Së fundmi autoritetet deklaruan “të shëruar” 47 persona duke e çuar totalin në 1,791 persona që kanë mundur ta mposhtin virusin (58% e totalit të të infektuarve).
Aktualisht janë 1,232 raste “aktive”: 488 në Tiranë, 222 në Durrës, 161 në Shkodër, 120 në Vlorë, 65 në Lezhë, 42 në Fier, 31 në Korçë, 56 në Elbasan e Kukës, 20 në Berat, 15 në Gjirokastër, 12 në Dibër.
Ndryshe nga javët e fundit, ministria e Shëndetësisë raportoi sot të ndara numrin total të testeve.
Kështu në total janë kryer 26,686 teste me tamponë dhe 4010 teste serologjike – 30,696 totali.
Testi serologjik – që shqyrton antitrupat përmes analizimit të gjakut, – nisi të kryhej më 18 prill me rreth 6 mijë kite testesh të siguruara nga autoritetet për testimin e personelit shëndetësor.
Prej datës 10 qershor ministria e përmblidhte totalin e testeve të kryera.
Lexoni gjithashtu:
Shqipëria e përball valën e dytë të COVID-19 me numrin më të ulët të testeve në rajon
Shqipëria e ka humbur kontrollin e COVID-19, paralajmëron eksperti i shëndetit publik Erion Dasho
Radhët në institucionet shtetërore, asnjë masë për ruajtjen e distancimit fizik nga COVID-19
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi