‘DokuFest’ ul siparin, ndahen çmimet për garuesit
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe me metrazh të shkurtër “DokuFest” ka ulur siparin e edicionit të 21-të.
“Fabrika e punëtorëve” e regjisorit kroat Srdjan Kovaçeviç u shpall filmi më i mirë ballkanik.
“Ka me kalu”, prodhim i aktores së lindur në Shqipëri, Flonja Kodheli u shpall filmi më i mirë kombëtar.
Çmimi i publikut shkoi për “Dashuria, markat gjermane dhe vdekja”, i autorit gjerman me origjinë turke, Cem Kaya.
Filmi somalez “A do të vijnë prindërit për të më parë” i Mo Harawe u shpall më i miri në kategorinë ndërkombëtare të filmave të shkurtër.
Ndërkohë, grekja Sofia Georgovassili dhe filmi i saj “Kujtimet e një stuhie kthese” ishte i nominuari i “DokuFest” për Akademinë Europiane të Filmit.
“DokuFest” u mbajt nga data 4 deri më 13 gusht në Prizren. Tema e sivjetshme ishte “Si të mbijetosh” dhe gjatë 9 ditëve të zhvillimit të tij, janë shfaqur 270 filma.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West