Fluks në Kapshticë, emigrantët kthehen për pushime
Emigrantët shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në Greqi kanë vendosur të pushojnë në Shqipëri.
Euronews Albania ishte mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, aty ku emigrantët shprehen se kanë zgjedhur të kalojnë pushimet me familjarët e tyre.
“Për pushime, të shikojmë njerëzit tonë, kemi familjet, vijmë 2-3 herë në vit. Kemi ardhur nga Athina dhe Selaniku, vijmë për pushime. Çmimet janë mesatare”, shprehen disa prej tyre.
Gjatë 3 ditëve të fundit, nga Greqia drejt Shqipërisë janë futur 20.308 persona ndërkohë kanë dalë 11.553 persona.
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut 3 ditët e fundit janë futur 14.143 persona ndërkohë kanë dalë 9.608 persona
Edhe pse këto janë ditët ku kjo doganë përjeton hyrjet dhe daljet më të shumta gjatë vitit, nuk paraqiten probleme me radhët e automjeteve pasi është duke u punuar në kapacitetin maksimal, me 5 sportele në hyrje e 2 ne dalje.
LEXONI GJITHASHTU
Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)
Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)
- 10:08 Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
- 10:05 Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
- 09:54 Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)
- 09:53 Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)
- 09:37 Me 7 milionë fuçi naftë në bord, 4 cisterna iraniane kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane
- 09:35 Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)