Të pathënat e Alpha Show, Noizy intervistë për Euronews Albania| 5 ngjarje

16 Gusht 2022 | 22:05
  • Kushtoi mbi gjysmë milion euro, Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show
Noizy

Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show, ku u shitën mbi 18 mijë bileta duke tejkaluar çdo event tjetër.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se kostoja e koncertit ku ishte i vetmi sponsor gjeneral ishte mbi gjysmë milioni euro, shifër që siç tha e kishte vendosur që nga fillimi, pavarësisht si do shkonte.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj.  E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari.

Lexoni me shume: Kushtoi mbi gjysmë milion euro, Noizy: Isha sponsori i vetëm i Alpha Show

  • Sherri me Stresin, Noizy flet për personin e plagosur rëndë para disa vitesh

Noizy foli për herë të parë në Euronews Albania për një plagosje që ka ndodhur vite më parë.

Sipas tij fansat e dy grupeve ku bënin pjesë Noizy dhe sot miku i tij, Stresi, janë zënë duke degraduar deri në përplasje fizike.

Fatkeqësisht njëri prej djemve, fans i Stresit është plagosur rëndë. Noizy u shpreh se në atë gjendje nuk do donte të shihte as armikun më të madh.

Lexoni me shume: Sherri me Stresin, Noizy flet për personin e plagosur rëndë para disa vitesh

  • Zbulohet axhenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel
Kurti-Vuçiç

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen të enjten më 18 gusht në Bruksel, pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Takimi i nivelit të lartë mbi dialogun Prishtinë-Beograd do të mbahet në Bruksel ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak.

Lexoni me shume: Zbulohet axhenda e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel

  • ‘Përfaqëson nënshtrimin e grave’, ish-diplomatja e avokatja përplasen për shaminë

Alma Lama ish-ambasadore e Kosovës në Itali thotë se mbajtja e shamive nga gratë myslimane përfaqëson nënshtrimin.

Gjatë një debati në Euronews Albania lidhur me kërkesën për rikthimin e shamive në shkolla për vajzat myslimane, ish-ambasadorja ka debatuar ashpër me avokaten Migena Balla, e cila e cilësoi një të drejtë të vajzave myslimane mbajtjen e shamisë.

Sipas Lamës, shamia është simbol i islamit politik, që siç tha në Kosovë po financohet nga bota arabe dhe po mbështetet nga një pjesë e politikës.

Lexoni me shume: Përfaqëson nënshtrimin e grave’, ish-diplomatja e avokatja përplasen për shaminë

  • Incidentet me flamur; jo vetëm ai turk, të ‘padëshiruar’ dhe flamuri serb e grek

48-vjeçari që hodhi në det flamurin turk në Gjirin e Lalëzit nuk është i vetmi që është arrestuar nga policia. Në dhjetor të 2021, akuza ishte e njëjtë “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” ndaj 2 të rinjve që në protestën e PD-së kundër Ballkanit të Hapur, dogjën flamurin serb.

Vetë PD e quajti një veprim të panevojshëm, i cili u komentua dhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Me flamurin grek incidentet kanë qenë disa.

Lexoni më shumë: Incidentet me flamur; jo vetëm ai turk, të ‘padëshiruar’ dhe flamuri serb e grek

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026