Biden firmos draftin, 700 miliardë dollarë për klimën, medikamentet dhe taksat

17 Gusht 2022 | 14:33

Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar një draft me vlerë 700 miliardë dollarë, që synon të luftojë ndryshimet e klimës dhe kostot e shëndetësisë, si dhe rritjen e taksave për të pasurit.

Akti përfshin masa për t’i dhënë jetë premtimeve disavjeçare të Kongresit për të kufizuar çmimin e ilaçeve me recetë.

Sidoqoftë, versioni final i tij është më modest se synimi fillestar i demokratëve, që kishin parashikuar një vlerë prej 3.5 trilionë dollarësh.

Megjithatë, nënshkrimi i draftit është një lëvizje e rëndësishme e administratës Biden, që mund të ndikojë pozitivisht në zgjedhjet e mesmandatit.

Në procesin elektoral të nëntorit, votuesit do të vendosin nëse demokratët e udhëhequr nga Biden do të ruajnë kontrollin e Kongresit për dy vite të tjera.

Vetë presidenti e përshëndeti draftin e nënshkruar, duke e cilësuar atë si “copëzën finale” të agjendës së tij të brendshme.

Më shumë se gjysma e vlerës së paketës do të shkojë për të luftuar ndryshimet e klimës. Bëhet fjalë për investimin më të madh federal në histori.

Shkencëtarët deklarojnë se shuma e madhe nuk do të reduktojë masivisht ngrohjen globale, por do të ketë ndikimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026