BE e shqetësuar për situatën në Serbi, por dialogu me Kosovën do të mbahet

9 Korrik 2020 | 13:04

Komisioni evropian ka shprehur shqetësim për situatën në Serbi pas përplasjeve të dhunshme ditët e fundit në vend, për shkak të masave kufizuese të lajmëruara kundër Covid-19.

“Është e vërtetë që zhvillimet në Serbi, të cilat i kemi ndjekur nga afër këto dy ditët e fundit, japin shkak për shqetësim. Mbrojta e jetëve dhe shëndetit të njerëzve duhet të jetë përparësia e parë. I takon qeverisë sigurisht të vendosë masat e nevojshme për adresimin e rrezikut nga Covid-19, që duhet të bazohet në të dhënat shkencore dhe ato epidemiologjike”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Ana Pisonero.

Sipas saj gjithsesi masat kufizuese nuk duhet të prekin në mënyrë të tepruar liritë dhe të drejtat themelore, përfshirë të drejtën për protesta paqësore, dhe ato duhet të jenë të kufizuara në kohë vetëm për çfarë është rreptësisht e domosdoshme.

Nga ana tjetër duhet respektuar dhe paprekshmëria e institucioneve demokratike dhe çdo ushtrim dhune duhet të jetë i matur dhe i barabartë.

E pyetur ndërkohë për të bërë një vlerësim për situatën me Covid-19 në Serbi, Zëdhënësja e Presidentes Von der Leyen deklaroi : “Më lini t’ju them se ne nuk mund të shprehemi nga këtu apo të bëjmë vlerësime për vendet individuale, të cilave BE iu ka mbyllur apo jo kufinjtë, se si po e menaxhojnë ato krizën e coronavirusit. Përgjigja ndaj krizës varet nga kushtet në terren, situatën epidemiologike, këshillat shkencore dhe në shumë faktorë të tjerë. Dhe nuk na takon neve këtu të bëjmë një vlerësim se si parametrat në vend çojnë një qeveri t’i përgjigjet krizës së coronavirusit”, tha Dana Spinant, zëdhënëse e Presidentes së Komisionit Evropian

Ndërkohë, si zëdhënësja për zgjerimin Pisonero, ashtu dhe ai i Përfaqësuesit të Lartë, Stano, konfirmuan se situata në Serbi nuk e ka prekur ende planin e Brukselit për zhvillimin e takimit të parë të dialogut të nivelit të lartë, të dielën, mes Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026