Dyshime për 3 autorë, gjenden 20 gëzhoja, detaje nga atentati në Vlorë
“Dyshohet se tre janë autorët e atentatit në Vlorë dhe në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhonja”.
Janë këto detajet e fundit që raporton gazetarja e “Euronews Albania”, Ebrieta Maçaj në lidhje me atentatin e ndodhur rreth orës 09:30 në Panaja të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë dy nga autorët të cilët kanë qëlluar në drejtim të “Benz-i” ku mbetën të vdekur dy persona, teksa i treti drejtonte automjetin.
Dyshohet se nga autorët është përdorur armë zjarri automatik.
Një automjet tip “BMW” është gjetur i djegur në fshatin Frakull të Fierit, disa kilometra nga autostrada Fier-Vlorë,e cila mendohet se është e autorëve.
Në brendësi të automjetit, është gjetur edhe arma e përdorur prej tyre.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë bllokimin e autostradës, duke devijuar qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër.
Atentati i ndodhur, vjen pas dy vrasjeve të regjistruara mbrëmjen e së mërkurës.
Në Sarandë, një 41-vjeçar u vra nga një 24-vjeçar, pas një konflikti për parkimin, ndërsa në Elbasan, një 20-vjeçar u qëllua për vdekje pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
LEXONI GJITHASHTU
Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike
Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, drejtuesit e mjeteve solidarizohen me ta (VIDEO)
Shijak, mbi 2500 pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të motoristëve
- 08:45 Sulm i gjerë rus në Zaporizhia, vriten 5 civilë dhe plagosen 14 të tjerë
- 08:41 Sulmet mes Iranit dhe Izraelit, Kallas bën thirrje për negociata
- 08:32 I arrestuar për vjedhjen e 303 shufrave prej ari, ish-zyrtari i CIA kishte krijuar edhe një program të rremë spiunazhi
- 08:31 Izraeli mbyll përkohësisht hapësirën ajrore pas interceptimit të një rakete nga Jemeni
- 08:25 Liqeni i Shkodrës pasuri e UNESCO-s, Rama: Rezultat i punës diplomatike
- 08:17 Përshkallëzimi i konfliktit Iran-Izrael rrit sërish çmimet e naftës