Burg për 29-vjeçaren që aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe plagosi tre të tjerë

18 Gusht 2022 | 12:23

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” per 29-vjeçaren, Elinta Garo.

Ajo do të qëndrojë në burg për 30 ditë, deri në kryrjen e ekspertizës auto-teknike të automjetit ajo drejtonte.

Garo është përlotur në sallë dhe nuk ka pranuar të ketë qenë duke përdorur celularin në momentin e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit, Begzan Hyseni.

Aksidenti ndodhi të hënën më datë 15 gusht në zonën e Parkut Olimpik, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, e reja përplasi 4 persona, çiftin Begzan dhe Valentina Hyseni, 27-vjeçaren Alkuna Telaj dhe një fëmijë.

Fatkeqësisht, 60-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spitalin e Traumës, ndërkohë të aksidentuarit e tjerë kanë lënë spitalin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026