Artan Lame sqaron për Euronews Albania sherrin me pronarët e tokave në Lukovë
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Pronave, Artan Lame gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Unpublished” në Euronews Albania ka folur për përplasjen që pati me banorët në Lukovë, rreth dy javë më parë.
Z. Lame kishte shkuar të takonte banorë të disa zonave në Lukovë për çështjen e regjistrimit të pronave, proces që edhe pse kanë kaluar 30 vite nga ndarja e tokës bujqësore le ligjin e famshëm 7501, shumë shqiptarë nuk gëzojnë të drejtën e një dokumenti pronësor.
Takimi, ku merret pjesë dhe kreu i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro u shoqërua me tension ku disa nga banorët kërkuan largimin e kreut të Agjencisë Shtetërore të Pronave.
“Jo nuk u largova nga ai takim, përkundrazi unë e kam publikuar vetë videon e fillimit dhe vazhdimit të atij takimi. E publikova pikërisht për të treguar se sa emocional janë njerëzit pas 30 vjetësh që presin por nga ana tjetër kur je në gjendje t’ua shpjegosh gjërat, t’i ulësh në tavolinë, t’u mbushësh mendjen, qetësohen dhe i binden ligjeve të shtetit. Sepse në fund të fundit, e vetmja mënyrë për t’i bërë pronarë përfundimisht, është kjo që po bëjmë tani, regjistrimi në Kadastër e pronave të tyre”, u shpreh kreu i Agjencisë Shtetërore të Pronave.
Z. Lame gjatë intervistës deklaroi se, ka një plan për regjistrimin e pronave në jug. Sipas tij, Kadastra e Vlorës do të ristrukturohet pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme në harkun kohor të 10 muajve. Regjistrimi do të bëhet nga ekipe nga Tirana me matje në terren dhe hedhje të të dhënave në një hartë të përbashkët. Aty pritet të dalin në dritë mbivendosjet dhe abuzimet që pretendojnë banorët.
Lexoni gjithashtu:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta