Gazetari Ferhati: Përfshirje masive e shqiptarëve në shtëpitë e barit në Britani
“Kemi një përfshirje masive të shqiptarëve në shtëpitë e barit në Britaninë e Madhe”. Kështu deklaroi gazetari Eni Ferhati, i cili tha se tashmë shtëpitë e barit janë zhvendosur edhe në Shqipëri.
Sipas tij, së fundmi bandat kriminale shqiptare po investojnë në shtëpitë e barit edhe në Spanjë.
“Është një shqetësim dhe këtë e konfirmoi edhe Sekretarja e Brendshme Priti Patel, e cila erdhi në Shqipëri vitin e kaluar dhe u firmosën disa marrëveshje bashkëpunimi. Tani kemi edhe një marrëveshje për njohje të vendimeve penale të shqiptarëve që janë ndaluar nga autoritetet. Shqiptarët që arrestohen atje mund të vuajnë dënimin në Shqipëri. Ka raste ku shqiptarët janë përfshire në krime. Kemi një përfshirje masive të shqiptarëve në shtëpitë e barit. Kur gjithashtu është një fenomen tashmë i zhvendosur edhe në Shqipëri. Edhe në Spanjë shqiptarët kanë investuar në shtëpitë e barit”, u shpreh Ferhati.
Ndërsa avokati Naim Hasani nuk ishte i të njëjtit mendim, pasi u shpreh se shqiptarët nuk janë pjesë e bandave më të rrezikshme kriminale.
“Nuk do i klasifikoja shqiptarët si bandat kriminale më të rrezikshme që ka Britania. Tentativa e një media të djathtë britanike është gjithmonë për identifikimin e shqiptarëve si keqbërës dhe kriminal. Ata janë një pjesë e vogël. Drejtësia në Britani të Madhe mund t’i ndalojë ata”, u shpreh avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë