Përleshje të dhunshme në Athinë, policia përdor gaz lotsjellës
Athina u përfshi nga protestat e dhunshme një natë më parë, ku policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit e mbledhur jashtë parlamentit. Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur gjashtë policë.
Më shumë se 10,000 protestues ishin mbledhur në Athinë duke përkrahur një sindikatë të mbështetur nga Partia Komuniste Greke.
Një grup prej dhjetëra të rinjsh u përfshi në dhunë, gjë që detyroi demonstrues të tjerë, përfshirë familje me fëmijë të vegjël, të largoheshin nga retë e krijuara prej gazit lotsjellës.
Demonstruesit kundërshtojnë një projektligj i cili synon të kontrollojë protestat në vend. Projektligji u miratua me 187-101 vota në parlament.
Projekt-ligji mandaton emërimin e një oficeri ndërlidhës, kufizime në demonstrime ose ndalime nëse autoritetet vlerësojnë se kërcënohet sigurinë publike.
Ky projektligj cilëson përgjegjës organizatorët për çdo dëm të shkaktuar nga protestuesit.
Kjo është një çështje e ndjeshme në Greqi, ku e drejta e protestës mbrohet me kushtetutë.
Kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë debatit parlamentar tha se megjithëse demonstratat janë një e drejtë kushtetuese, ato nuk duhet të çorientojnë jetën e përditshme të qytetarëve.
Kreu i partisë kryesore të opozitës, Alexis Tsipras, tha se qeveria po përpiqej të vinte në mbrojtje të drejtat demokratike, dhe miratoi ligjin për të penguar demonstratat e ardhshme kundër administratës pasi ajo u përball me ndikimin ekonomik të masave të marra për të përballuar pandeminë e koronavirusit.
Sipas Bashkimit Evropian, Greqia pritet të pësojë një recesion të madh këtë vit për shkak të ë pandemisë, duke humbur 9% të prodhimit të saj bruto.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq