Rrëfimet e studentëve serbë që flasin shqip, 5 zhvillimet

19 Gusht 2022 | 22:34
  • Studentët nga Beogradi: Në lokalet serbe dëgjohen këngëtarët shqiptarë
Studentet serbe

Studentët serbë Borivoje Llaziç dhe Nevena Zhivançeviç të cilët studiojnë gjuhën shqipe në Beograd thonë se shqipen e kanë dëgjuar fillimisht nga këngët.

Në një intervistë për Euronews Albania ata treguan se kontakti i parë me shqipen kishin qenë këngët, që siç treguan dëgjohen shumë në Serbi.

Lexoni me shume: Studentët nga Beogradi: Në lokalet serbe dëgjohen këngëtarët shqiptarë

  • Aksidentet në ujë, disa të paralizuar mes drejtuesve të motorëve e skafeve
Foto: Euronews Albania

Motorët e ujit dhe varkat nuk po dëmtojnë vetëm pushuesit e tjerë, por dhe drejtuesit e tyre.

Në spitalin e traumës është shtuar dhe numri i pacientëve të dëmtuar si pasojë e hedhjeve nga lartësitë.

Për doktor Zamir Demirajn, kjo ka qenë një periudhë e ngjeshur me punë

Lexoni me shume: Aksidentet në ujë, disa të paralizuar mes drejtuesve të motorëve e skafeve

  • Gledis Nano në Vlorë për atentatin me 2 viktima, në ‘sitë’ strukturat e policisë
Makina e kreut te policise ne komisariatin e Vlores

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano ka shkuar mbrëmjen e së premtes në Vlorë pas ngjarjes që tronditi këtë qytet 1 ditë më parë, ku dy persona u vranë në një atentat.

Bashkë me Nanon është edhe drejtori i hetimit të përgjithshëm.

Lexoni me shume: Gledis Nano në Vlorë për atentatin me 2 viktima, në ‘sitë’ strukturat e policisë

  • Dritan Abazoviç propozon ristrukturim të qeverisë në Mal të Zi
Dritan Abazovic, kryeminister i Malit te Zi

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic tha se nëntë deputetë nga deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi kanë nënshkruar nismën për ristrukturimin e Qeverisë.

Në konferencën për media në Kuvendin e Malit të Zi, ai lexoi një dokument në të cilin, siç tha ai, thuhet se nënshkruesit shprehin gatishmërinë e tyre për rindërtimin e Qeverisë në këto parime: forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Lexoni me shume: Dritan Abazoviç propozon ristrukturim të qeverisë në Mal të Zi

  • CNN shkruan për Ksamilin: Është përrallor

Media prestigjioze CNN ka listuar disa nga vendet më të vizituara për këtë sezon turistik, sidomos për amerikanët. Ksamili ishte një prej tyre.

“Shumë më pak i vizituar nga turistët se Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, Gadishulli Ballkanik i Shqipërisë është një sekret që ruhet nga afër mes udhëtarëve të zgjuar,”-  shkruan CNN.

Lexoni me shume: CNN shkruan për Ksamilin: Është përrallor

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026