Raporti i KE: Shqipëria përmbush kërkesat për lëvizjen e lirë, por shqetësim mbeten azilantët e rremë
Sipas raportit më të fundit të Komisionit Evropian, Shqipëria, dhe vendet e tjera që përfitojnë nga liberalizimit i vizave me vendet e BE-së, vijojnë përmbushjen e kërkesave të këtij procesi. Komisioni raporton rregullisht, dhe të paktën njëherë në vit pranë vendeve anëtare, bazuar në kriteret e procesit që mundëson lëvizjen e lirë brenda zonës Shengen, e cila për momentin vijon të mbetet e mbyllyr për udhëtimet e panevojshme për shkak të pandemisë.
“Sot Komisioni po raporton për vlerësimin e përmbushjes së kërkesave të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe për Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrahinën. Raporti doli në përfundimin se vendet në fjalë vijojnë të përmbushin kërkesat e liberalizimit të vizave”, thuhet në një njoftim të Komisionit.
Të gjitha këto vende vlerësohet se kanë vijuar të marrin masa për adresimin e emigracionit të paligjshëm dhe sfidave në mbrojtjen e kufijve. Bashkëpunimi mes autoriteteve kufitare dhe ai për riatdhesimin mbetet pozitiv sipas raportit, dhe pjesa dërrmuese e qytetarëve të këtyre vendeve i kanë respektuar rregullat. Por më shumë përpjekje nevojiten për shqetësimet që mbeten.
« Ndërsa u vërejt një ulje e përgjithshme e numrit të kërkesave të pabaza për azil, numri total mbetet burim shqetësimi, sidomos në rastin e Shqipërisë dhe Gjeorgjisë”, veçohet ndër të tjera në raport.
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është një tjetër kriter që vlerësohet në raport dhe ku kërkohen përpjekje të vazhdueshme. Komisioni do të vijojë të mbajë nën vëzhgim vendet dhe përmbushjen e kërkesave për lëvzijen e lirë, edhe nëpërmjet raporteve vjetore të progresit për vendet që përbëjnë shqetësim.
Ndërkohë, vlen të përsëritet se megjithëse Shqipëria vijon të përfitojë nga lëvizja e lirë, për momentin kjo vlen vetëm për disa kategori të veçanta dhe jo për turizëm dhe vizita, për shkak të mbylljes së kufijve nga pandemia Covid-19.
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq