Dorëhiqet pas një muaji në detyrë kreu i Kadastrës së Vlorës, drejtori i shtatë brenda 10 muajve që lë detyrën

10 Korrik 2020 | 13:22

Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë, Jurgen Pilkapi.

Ky është drejtori i shtatë brenda dhjetë muajve që jep dorëheqjen. Pilkapi kishte vetëm një muaj e pak ditë në krye të kadastrës së qytetit bregdetar.

Ashtu si edhe drejtuesit pararendës, arsyeja e dorëheqjes thuhet se është personale.

Megjithatë, pikëpyetjet mbeten tek problematikat me regjistrimet e pronave në bregdet.

Në një intervistë për emisioni investigativ ‘Unpblished’, në Euronews Albania 2 ditë më parë, Artan Lame, kreu Kadastrës, lajmëroi se Kadastra e Vlorës do të ristrukturohet pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme në harkun kohor të 10 muajve.

Regjistrimi do të bëhet nga ekipe nga Tirana me matje në terren dhe hedhje të të dhënave në një hartë të përbashkët. Aty pritet të dalin në dritë mbivendosjet dhe abuzimet që pretendojnë banorët.

 

Lexoni gjithashtu:

Artan Lame sqaron për Euronews Albania sherrin me pronarët e tokave në Lukovë

“Unpublished” l Pronat në bregdetin e jugut, banorët: Po na grabisin tokën në emër të investimeve strategjike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026