Krimi i organizuar është i lidhur me familjen e Milo Gjukanoviçit, thotë analisti

20 Gusht 2022 | 15:14

Analisti Xhemal Peroviç thotë se familja e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç është i lidhur me krimin e organizuar në vend.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Peroviç u shpreh se gabimi i Dritan Abazoviçit, ishte fakti se nuk bëri publike marrëveshjen e nënshkruar me Gjukanoviçin për mbështetjen ndaj qeverisë së tij rreth 4 muaj më parë.

“Faji i Dritan ABzoviçit është vetëm në një çështje për mendimin tim, që nuk e ka komunikuar mirë me opinionin, natyrën e marrëveshjes me Gjukanoviçin e cila është bërë nën tavolinë për mbështetjen e qeverisë së tij të pakicës. Jam i bindur se në pakon e kësaj marrëveshjeje ka qenë edhe nënshrkimi i kontraktës me Kishën Ortodokse Serbe. Krimi i organizuar është i lidhur me partinë e Milo Gjukanoviçit, me familjen e tij, me motrën, me vëllanë. Atij i leverdis gjendja permamente e krizës politike”, theksoi analisti.

Pas dymbëdhjetë orë diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.

Qeveria është rrëzuar me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026